fbpx
Turmë
-

Thirrje e hapur: Nga konflikti në pajtim – rrëfime të të rinjve nga Serbia dhe Kosova

Programi “Nga konflikti në pajtim – Histori të të rinjve nga Serbia dhe Kosova” do t’u japë mundësinë pjesëmarrësve të tij që të vijnë në kontakt me bashkëmoshatarët nga Serbia/Kosova për të ndarë përvojat, perspektivat dhe narrativat e tyre me të cilat janë rritur.

Më shumë
-

“Çfarë trashëguam ne?” THIRRJE E HAPUR PËR ARTISTËT E RINJ

Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut, Iniciativat Qytetare, OJQ Integra dhe Rrjeti Rinor i Edukimit për të Drejtat e Njeriut (HREYN) bëjnë thirrje për artistë të rinj nga Kosova dhe Serbia që të aplikojnë për pjesëmarrje në krijimin e veprave artistike bashkëpunuese që do të kontribuonin në bashkëpunimin ndërkufitar dhe shkëmbimin kulturor të dy shoqërive. Ky program do të bashkoj 18 artistë të rinj (nëntë nga Kosova dhe nëntë nga Serbia) të cilët janë të interesuar për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, dhe që janë të gatshëm të bashkëpunojnë dhe të vëzhgojnë në mënyrë kritike kontekstin bashkëkohor.

Më shumë
25.11.2022 - 07.12.2022
Otvoren poziv

Programi rinor mes të rinjve të Kosovës dhe Serbisë: “Ne kemi rëndësi”

Në vazhdën e ngjarjeve që shënuan vitin që së shpejti do të lëmë pas, Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, në bashkëpunim me Iniciativën e Ndryshimit Paqësor, do të organizojnë një program për të rinj dhe të reja të moshave 18 deri 27 vjeç, nga Kosova dhe Serbia. Programi rinor “Ne kemi rëndësi” do të mbahet në Beograd, nga data 13 deri 17 Dhjetor 2022. Programi do të zhvillohet në gjuhën angleze.

Më shumë