fbpx

Nisma

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (në vazhdim Nisma) është rrjet rajonal i organizatave joqeveritare me programe në territoret e Serbisë, Kosovës, Kroacisë, Malit të Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinës.

Nisma është themeluar nga njerëz të rinj të këtyre shteteve me qëllim të ngritjes së pjesëmarrjes së të rinjve në demokratizimin e shoqërisë dhe fuqizimin e sundimit të ligjit përmes procesit të ballafaqimit me të kaluarën dhe krijimit të lidhjeve të reja,progresive, në rajonin post-konfliktuoz të ish- Jugosllavisë. Nisma është formuar në vitin 2003, dhe më shumë se 30 njerëz punojnë në projekte të ndryshme në baza ditore. Puna e organizatës gjithashtu përfshin disa qindra aktivist.

Misioni i Nismës është mbrojtja e viktimave të shkeljeve të të drejtave të njeriut, krijimi i lidhjeve të reja në rajon në mes të gjeneratave të pas luftës, si dhe përfshirja e të rinjve në procesin e drejtësisë tranzicionale, përmes promovimit të së vërtetës për luftërat në ish Jugosllavi.

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut promovon të vërtetën, drejtësinë, përgjegjësinë dhe barazinë si vlera themelore. Nisma ka zyrat e veta në Beograd, Prishtinë, Podgoricë, Zagreb dhe Sarajevë.