fbpx
Saopštenja

Njëmbëdhjetë vjet pas Marrëveshjes së Brukselit, Serbia dhe Kosova gjithnjë e më larg arritjes së normalizimit të marrëdhënieve mes tyre

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Serbi (YIHR Serbia) dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR Kosova) dënojnë bashkërisht ndalimin e pajustifikuar të qytetarëve kosovarë në Serbi.

Më shumë

Asnjë fushatë linçuese nuk mund ta ndalojë dialogun në rajon

Në njëzet vjet të punës së Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, ne kemi qenë të përkushtuar që të ballafaqohemi me të kaluarën duke avokuar për të drejtat e viktimave dhe duke iu përkushtuar respektimit të fakteve të vërtetuara.

Më shumë

Deklaratë për shtyp në lidhje me qëndrimin e institucioneve të Republikës së Serbisë ndaj ngjarjeve në Banjskë

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut e konsideron qasjen e institucioneve dhe zyrtarëve të Republikës së Serbisë shumë të gabuar dhe të dëmshme në lidhje me ngjarjen në Banjskë dhe është e shqetësuar për mbështetjen publike që i ka dhënë qeveria aktivitetit të dhunshëm paramilitar. Edhe pse kjo nuk është hera e parë që përfaqësuesit e qeverisë së Serbisë glorifikojnë individët për veprimet e tyre kriminale që më pas mbulohen nën flamurin e patriotizmit, vrasja e një oficeri të policisë kosovare dhe orë shkëmbime zjarri në Banjskë kërcënojnë të thellojnë konfliktin dhe të vazhdojnë tensionimin mes Serbisë dhe Kosovës.

Më shumë

E drejta e njerëzve për t’u kthyer në shtëpitë e tyre duhet të jetë prioritet për qeverinë e Kosovës dhe Serbisë

Me rastin e 19-vjetorit të fillimit të trazirave të marsit në 2004 në Kosovë, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Serbi dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë, u bëjnë thirrje qeverive të tyre që të tregojnë respekt të sinqertë për të gjitha viktimat e dhunës me motive etnike për të filluar ndërtimin e shoqërive ku të gjithë kanë të drejtë të jetojnë të lirë dhe të ndjehen të sigurt.

Më shumë