Emir Suljagiq: Gjenocidi në Srebrenicë nuk mund të lidhet vetëm me korrikun e vitit 1995

Drejtori i Qendrës Memoriale Srebrenica-Potoçari Emir Suljagiq deklaroi sot se gjenocidi në Srebrenicë nuk mund të lidhet vetëm me vrasjet masive të Boshnjakëve në korrik të vitit 1995, por bëhet fjalë për një vazhdimësi ngjarjesh nga maji i vitit 1992 deri në korrik të vitit 1995, gjatë luftës në Bosnja Hercegovinë.