Të hënën më 11 Mars, korridori i pallatit përpara zyrës së Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (Nisma) është zhgaravitur me mesazhet “Ratko Mlladiq” dhe “S’ka ndarje”, ndërsa dera e zyrës së Nismës është zhgaravitur me spraj dhe pulla ngjitëse “Kjo është krenari dhe gruaja serbe, dhe ti s’je as hija e saj” me fotot e 8 grave të rëndësishme nga historia serbe.

Mesazhet e marra i kuptojmë si reagim ndaj faktit që kemi lyer 3 grafite (“Ratko Mlladiq, heroi serb”, “Kosova është Serbi”, “S’ka ndarje”) në tunelin e Terazijes para dy javësh. Grafite që lyem në vend të Shërbimit komunal të Beogradit, dhe grafite mbi derën tonë vijnë nga e njëjta çerdhe nacionaliste dhe mizogjene. Aktivistët për të drejtat e njeriut janë gjithmonë të parët në shënjestër kur shtrëngohen muskujt e nacionalistëve.

Gara në të shprehurit e nacionalizmit midis partive në pushtet dhe lëvizjeve opozitare duhet të ndërpritet. Një shoqëri e bazuar mbi vlerat e të drejtave të njeriut, vlerat evropiane, duhet të jetë e qartë dhe e drejtpërdrejtë – Ratko Mlladiq është kriminel lufte, dhe mban përgjegjësinë më të madhe për gjenocidin e kryer në Srebrenicë. S’ kemi të drejtë të përdorim eufemizma, të relativizojmë dhe të mohojmë krimet.

Aktivistët për të drejtat e njeriut nuk duhet të mbeten të vetëm në kundërshtimin e së djathtës ekstreme dhe nacionalizmit. Nëse e lejojmë që të nderohen kriminelet, nuk ka shans që të jetojmë në paqe në të ardhmen, të përparojmë dhe të jetojmë më mirë sesa sot. Për kriminelet e luftës nuk duhet të ketë vend në institucionet shtetërore, parlament, shtëpitë botuese shtetërore dhe sistemin arsimor, dhe as në muret e qyteteve tona.