Më 29 Shkurt dhe 1 Mars Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut organizoi në Bujanoc një punëtori me emrin Pozita e pakicës shqiptare në Luginën e Preshevës.

Punëtoria kishte si qëllim organizimin dhe edukimin e njerëzve të rinj nga pjesët e ndryshme të Serbisë në lidhje me ngjarjet dhe proceset të cilat i kanë prirë kryengritjes në Luginën e Preshevës në vitin 2000/2001, por edhe ato që kanë ndodhur më pas, si dhe jetën e pakicës shqiptare sot në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Në punëtori ishin të pranishëm rreth dhjete njerëzve të rinj nga Beogradi, Zrenjanini, Çaçaku, Novi Pazari, por edhe Presheva dhe Bujanoci, të cilët kishin mundësi të merrnin pjesë në sesionet e punëtorisë në gjuhët e tyre amtare: Shqipen dhe serbishten.

Punëtoria filloi me prezantimin e Belgzim Kamberit, drejtor i Këshillit për të Drejtat e Njeriut Bujanoc, i cili fliste për gjenezën e lëvizjeve kombëtare shqiptare dhe serbe të cilat më pas morën pjesë në luftërat post-jugosllave. Duke shpjeguar, gjithashtu, sfondin historik të ndërtimit të vetëdijes kombëtare të komuniteteve shqiptare dhe serbe nëpërmjet shembujve të Lidhjes së Prizrenit dhe Betejës së Kosovës, ai foli për një marrëdhënie fillimisht negative të pushtetit komunist, si të Shqipërisë, ashtu dhe të Jugosllavisë, ndaj nacionalizmave lokale me të cilat më vonë të dyja shtetet do të bënin kompromise, por edhe pakte. Kamberi vuri re në fund se edhe sot, në procesin e hyrjes në Bashkimin Evropian, ende ekzistojnë ëndrrat për shtetet kombëtare etnike në vend se të ndërtohen shtete mbi parimin e qytetarisë së përgjithshme.

Sipas të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare, gjatë bombardimit të NATO-s kanë ndodhur shkelje të rënda të të drejtave të njeriut si dhe represione të hapura nga ana e formacioneve paramilitare, ushtrisë dhe policisë në territorin e këtyre tre komunave. Vetëm në territorin e komunës së Preshevës gjatë kohës së luftës në vitin 1999, janë vrarë 11 Shqiptarë nën rrethana të panjohura. Rastet e shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut (vrasjet, abuzimet dhe plaçkitjet) në të trija komunat ishin të ngjashme me ato që ndodheshin njëkohësisht në Kosovë. Keqtrajtimi i banorëve të fshatit Tërnoc i Madh më 31 Mars të vitit 1999, kur atyre u kërkohej gjatë kontrollit të shtëpive që të dorëzojnë brenda dy orësh “komandot e NATOS, terroristët e UÇK-së dhe drogën” është ilustrativ për veprimet e organeve ushtarake dhe policore gjatë kohës së luftës.

Le të kujtojmë se gjatë vitit 2000 dhe gjysmës së parë të 2001, zona e tre komunave të përmendura ishte zonë e konflikteve të armatosura të policisë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanocit (UÇPBM). Sipas të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare, pjesëtarët e saj janë paraqitur për herë të parë në publik në fund të janarit të vitit 2000 në fshatin Dobrosin (komuna Bujanoc) në varrimin e vëllezërve të vrarë Shaqipi. Konfliktet e armatosura dhe incidentet u intensifikuan në veçanti pas tërheqjes së policisë nga pikat e kontrollit në fshatrat shqiptare në komunën e Bujanocit më 27 Nëntor të vitit 2000. Tërheqja erdhi pas sulmit të UÇPBM-së ndaj patrullës së policisë, kur tre policë mbeten të vrarë dhe pesë të plagosur. Gjatë gjashtë muajve të ardhshëm janë vrarë, lënduar ose rrëmbyer mbi 100 njerëz, si Shqiptar, ashtu dhe Serbë, si dhe pjesëtarë ushtrie ose policie. Sipas të dhënave të FDH-së, në periudhën nga 01.01.1999 deri 31.05.2001 në zonën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit kanë humbur jetën minimalisht 40 shtetas të Serbisë dhe Malit të Zi. Gjatë kohëzgjatjes së konfliktit të brendshëm të armatosur midis forcave të UJ/MPB të Republikës së Serbisë dhe UÇPBM-së në periudhën nga

26.01.2000 deri 31.05 2001 janë zhdukur dy civilë të kombësisë serbe në territorin e Bujanocit, fati i të cilëve nuk është zbardhur ende, si dhe dy civilë të kombësisë serbe nga komuna e Bujanocit në territorin e komunës së Gjilanit (Kosovë), trupat e të cilëve janë gjetur në Breznicën e Poshtme. Në të njëjtën periudhë janë vrarë jo më pak se shtatë civilë të kombësisë shqiptare, si dhe komandanti i UÇPBM-së, nënshkruesi i Marrëveshjes për ndërprerjen e zjarrit, nga 12.03.2001.

Sipas të dhënave zyrtare të MPB të Serbisë, nga data 10 Korrik 1999 deri 31 Gusht 2001, vetëm në rajonin e Zonës Tokësore të Sigurisë (ZTS) drejt Kosovës, janë vrarë 10 civilë. Nga ky numër, pesë ishin Serbë, katër Shqiptarë dhe një person ishte ”i kombësive të tjera”. Në të njëjtën periudhë janë lënduar 25 civilë (pesëmbëdhjetë Serbë, tetë Shqiptarë dhe dy anëtarë të Misionit të KB-së). Janë zhdukur 43 qytetarë (40 Serbë dhe tre Shqiptarë). MPB gjithashtu thotë se prej qytetarëve të rrëmbyer janë vrarë dy, njëri arriti të arratisej, 36 janë liruar, ndërsa fati i katër personave të tjerë nuk dihet. MPB deklaroi se janë vrarë 24 efektivë të MPB-së dhe UJ-së (15 efektivë të MPB-së dhe 9 të UJ-së), kurse 78 mbeten të lënduar dhe dy të rrëmbyer.

Në fillim të vitit 2001, Qeveria e Republikës së Serbisë dhe Qeveria Federale kanë formuar Trupin Koordinues për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën. Në përpjekjet për ta zgjidhur krizën në mënyrë politike, në fillim të vitit 2001 përfaqësuesit e pushtetit dhe të komunitetit shqiptar kanë filluar negociata me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të Paktit të Atlantikut Verior (NATO), Kombeve të Bashkuara (KB) dhe Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin Evropian (OSBE). Rezultati i këtyre negociatave ishte hyrja graduale e UJ në ZTS dhe, njëkohësisht, demilitarizimi dhe shpërbërja e UÇPBM-së. ZTS është hequr edhe formalisht me

një marrëveshje të mëvonshme Kuvendi Federal në vitin 2002 miratoi Ligjin e Amnistisë për të gjithë ish-pjesëtarët e UÇPBM-së.

Temat e sesionit të dytë të punëtorisë ishin Marrëveshja e Konçulit dhe Ligji i Amnistisë, për të cilët foli Shaip Kamberi, kryetari i Komunës së Bujanocit dhe anëtari i delegacionit i cili ka negociuar për Marrëveshjen. Marrëveshja e Konçulit përbën një deklaratë demilitarizimi të firmosur nga udhëheqësit e UÇPBM-së në fshatin Konçul në vitin 2001, ndërsa Ligji i Amnistisë është miratuar në vitin 2002 dhe me të janë amnistuar personat për të cilët, në përputhje me Kodin Penal të Republikës së Jugosllavisë, ka ekzistuar dyshim i bazuar të kryerjes së veprave penale të terrorizmit dhe bashkëpunimit të personave me qëllim të aktivitetit armiqësor.

Ditën e dytë të punëtorisë, biseduam me Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, i cili ua përafroi pjesëmarrësve problemet e pakicës shqiptare në jug të Serbisë sot. Probleme të cilat edhe sot e ngarkojnë pakicën kombëtare shqiptare kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhës amtare, gjë që shihet ne proceset e ndërlikuara të nxjerrjes së dokumenteve personale; tekstet shkollore, përkatësisht mungesa e teksteve shkollore në gjuhën shqipe; memorializimi, gjë që shihet në shembullin e monumentit të ngritur në nder të pjesëtarëve të UÇPBM-së (të cilët janë amnistuar me ligjin e përmendur nga viti 2002) në nëntor të 2012, të cilin e hoqi xhandarmëria që në Janar 2013 me kërkesë të shteti të Serbisë. Me miratimin e Ligjit të memorialeve të luftës nga viti 2018 një sërë monumentesh të përkushtuar luftëtarëve të UÇPBM-së përsëri bëhen objekt kontestimi me paralajmërime të shpeshta të shembjes. Është e rëndësishme për të theksuar se tani për tani nuk ekziston memorializimi i zhdukjeve të dhunshme dhe vrasjeve të civilëve të kombësisë serbe dhe shqiptare dhe viktimave të periudhës së konflikteve të viteve 2000-2001.

Një segment i veçantë i punëtorisë ishte biseda për regjistrimin e popullsisë në Luginën e Preshevës i cili ishte parashikuar për vitin 2021. Në të morën pjesë deputeti popullor Fatmir Hasani nga Partia për Veprim Demokratik dhe Ragmi Mustafa, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi. Fatmir Hasani theksoi se shpreson për një atmosferë më të mirë për regjistrimin e ardhshëm në 2021 pavarësisht se problemet kanë mbetur të njëjta, si dhe që partitë shqiptare tani dalin në zgjedhjet parlamentare me një platformë të përbashkët. Le të kujtojmë, pas një sërë dëbimesh nga Lugina e Preshevës, regjistrimi i popullsisë në tre komunat e Luginës u mbajt për herë të parë pas konflikteve në vitin 2002 Më pas në vitin 2011 regjistrimi u bojkotua përsëri nga ana e partive politike shqiptare për shkak të, siç theksoi Hasani, pamundësisë së zbatimit të tij në gjuhën shqipe si dhe që anketuesit të jenë në grupe prej 3 anëtarësh, ku në vendet me shumicë shqiptare do të ishin nga dy përfaqësues të komunitetit shqiptar, dhe një përfaqësues i komunitetit serb. Nga ana tjetër, Mustafa është disi më me dyshime ndaj deklaratës së Hasanit se “ekziston një prirje për të marrë pjesë në regjistrimin në vitin 2021” për shkak të problemeve që kanë pjesëtarët e komunitetit shqiptar sot. Njëri prej këtyre problemeve është pasivizimi i vendbanimit, i cili pasqyrohet në përdorimin e ngadaltë zyrtarë të gjuhës shqipe nga ana e Shqiptarëve/Shqiptareve nga këto komuna në Serbi, si pasojë e procedurës tepër të gjatë dhe të komplikuar të regjistrimit të ndryshimit të vendbanimit ose regjistrimi në regjistrin e të lindurve.

Sipas të dhënave të të komisionit të ekspertëve ndërkombëtar dhe vendas nga viti 2015 i cili vërtetonte numrin e banorëve në komunat Preshevë dhe Bujanoc, pasi Shqiptarët në ato dy komuna kishin bojkotuar regjistrimin e popullsisë në vitin 2011, gjithsej janë 67.900 banorë. Këto të dhëna tregojnë se në komunën e Bujanocit banojnë rreth 38.300 banorë, ndërsa në

Preshevë 29.600. Njëkohësisht, sipas të dhënave të komisioneve lokale zgjedhore, në komunat e Preshevës dhe Bujanocit janë 79.688 banorë me të drejtë vote.

Përveç fakteve se në komunat e Preshevës dhe Bujanocit nuk ka patur regjistrim në vitin 2011 dhe se numri i banorëve vlerësohej në bazë të parametrave të parashikuara ndërkombëtarisht, diferenca në numrin e banorëve dhe zgjedhësve të regjistruar ndikohet nga fakti që një përqindje e lartë e këtyre komunave në fakt jetojnë jashtë vendit, por janë të regjistruar ende në listat e zgjedhësve.