Prononcimi i përbashkët i organizatave të shoqërisë civile me rastin 24-vjetorit të gjenocidi

Në kuadër të shënimit të 24-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, Gratë në të zeza, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Serbi dhe Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi me mbështetjen e kolektivëve artistikë Shkart dhe Dah Teatar nga Beogradi, aktivisteve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, organizojnë në Beograd aktivitetet në vijim:

-Aksioni në rrugë i Grave në të zeza “Kurrë nuk do të harrojmë gjenocidin e Srebrenicës” të mërkurën më 10 Korrik nga 19:30 deri 20:30 tek Brankov Most dhe Rruga Frushkogorska (te Parku i Vendeve të Painkuadruara).

-Tubimi i ndezjes së qirinjve “Kujtojmë viktimat e gjenocidit të Srebrenicës” i organizuar nga Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut si shprehje e respektit ndaj viktimave të gjenocidit të Srebrenicës, të enjten më 11 Korrik nga 19:00 deri 20:00 tek parku në mes të Presidencës dhe Kuvëndit të Qytetit.

– Hyrja e shfaqjes: Srebrenica. Kur të çohemi ne të vrarët në prodhimin e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi do të shfaqet të enjten më 11 Korrik në Sallën e Vogël të Fondacioni i Ilija M. Kolarac, duke filluar në orën 20. Hyrja në këtë ngjarje është pa pagesë.

Gjenocidi i Srebrenicës është krimi më i madh në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Regjimi i Sllobodan Millosheviqit është bashkautor i gjenocidit të kryer duke qenë se Serbia i ka ofruar ndihmën politike, ushtarake, logjistike si dhe financiare Ushtrisë së Republikës Serbe.

Me këtë rast ju kujtojmë se:

Shteti i Serbisë deri tani është shteti i parë dhe i vetëm në botë i shpallur fajtor me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (2007) për shkeljen e Konventës së Parandalimit dhe Dënimit të Krimeve të Gjenocidit për arsyen se organet e saj shtetërore kanë pasur informacione për gjenocidin për nuk kanë bërë asgjë për të parandaluar gjenocidin e Srebrenicës.

Me një sërë vendimesh të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (GJPNJ-ICTY) jashtë çdo dyshimi të arsyeshëm, u dëshmua përgjegjësia penale individuale të një numri të madh pjesëtarësh të formacioneve të armatosura serbe dhe institucioneve politike të cilat kanë vepruar në frymën e realizimit të projektit territorial të Serbisë së Madhe, dhe gjenocidi në Srebrenicë është pjesë e këtij projekti.

Një fakt i turpshëm dhe shkurajues është që asnjë prej zyrtarëve të Republikës së Serbisë nga viti 1995 deri më sot nuk e ka cilësuar Srebrenicën si gjenocid, gjë që konfirmon vazhdimësinë e mohimit të gjenocidit në nivelin shtetëror dhe shoqëror. Politikës shtetërore të mohimit të gjenocidit i kontribuon më së shumti refuzimi i presidentit aktual të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministres Ana Brnabiq, për ta quajtur krimin e Srebrenicës gjenocid,

ku jo vetëm se i ndjekin politikanët dhe politikanet e koalicionit në pushtet, por edhe një pjesë e konsiderueshme e politikanëve dhe politikaneve të opozitës.

Për institucionet shtetërore të Serbisë, gjenocidi në Srebrenicë është fjalë e ndaluar, ndërsa në mediat e regjimit u jepet hapësirë publike pa fund mohuesve të gjenocidit, kurse në gjykatat në Serbi nuk është marrë asnjë vendim në të cilin krimi në Srebrenicë cilësohet si gjenocid. Me pak fjalë, Serbia është një shtet, jo vetëm i harresës së organizuar të krimeve, fshirjes së gjurmëve të krimeve të kryera, por një shtet ku tashmë mbijeton edhe ideologjia e cila ka mundësuar një krim të organizuar nga shteti – gjenocid.

Në të gjithë botën, sidomos në shtetet dhe institucionet e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, data 11 Korrik shënohet si Dita e kujtimit të gjenocidit të Srebrenicës. Institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare kërkojnë që mohimi i gjenocidit të cilësohet si vepër penale, sepse përbën fyerje dhe poshtërim të viktimave, cënimin e paqes dhe sigurisë, kryesisht të qytetarëve/eve të BH, si dhe të të gjithë rajonit. Serbia mbetet e shurdhër dhe e verbër ndaj të gjitha këtyre kërkesave dhe apeleve, duke konfirmuar një lidhje të fortë midis ideologjisë së krimeve dhe pushtetit aktual të Serbisë, vazhdimësinë e modeleve morale dhe kulturore me regjimin nën të cilin është kryer gjenocidi.

Në, organizatat e nënshkruara më poshtë ende kërkojmë që:

· Shteti i Serbisë të respektojë vendimet e Gjykatave Ndërkombëtare si dhe faktet e vërtetuara në gjykatë;

· Të njihet gjenocidi në Srebrenicë, jo vetëm si një nga hapat më të rëndësishëm të Serbisë drejt aderimit në Bashkimin Evropian, por kryesisht si respektim i dinjitetit të viktimave;

· Presidenti dhe kryeministrja e Serbisë, si dhe përfaqësuesit e tjerë të shtetit të pushojnë së mohuari gjenocidin dhe krimet e tjera të luftës në BH por edhe më gjerë;

· Të pushojë glorifikimi dhe rehabilitimi i kriminelëve të dënuar të luftës;

· Mohimi i gjenocidit në Srebrenicë të cilësohet si vepër penale, pa kritere kufizuese;

· Politikat publike të krijuara dhe përmirësuara nga Serbia në kuadër të procesit të aderimit në Bashkimin Evropian të reflektojnë realisht qëllimin e dënimit të krimeve të luftës;

· Data 11 Korrik të shpallet si Dita e kujtimit të gjenocidit në Srebrenicë në Republikën e Serbisë.

Më 11 Korrik do të shprehim solidaritet dhe përgjegjësi duke shkuar si aktivistë dhe aktiviste në përkujtimin/varrimin në Potoçari/Srebrenica ku së bashku me familjet e viktimave të gjenocidit të Srebrenicës do të jemi të pranishëm në varrimin e mbetjeve mortore të viktimave. Në

dokumentin e bashkëngjitur ju dorëzojmë listën e aktiviteteve përkujtimore të cilat do të organizohen nga organizatat e shoqërisë civile me qëllim të nderimit të viktimave.

Të nënshkruarit e prononcimit:

· Gratë në të zeza

· Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut

· Rrjeti i Grave në të zeza

· Dah Teatar

· Shkart kolektiv

· Qendra Femërore Autonome

· Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi

· Komiteti i Juristëve për të Drejtat e Njeriut YUCOM

· Fondi për të Drejtën Humanitare

· Qendra e Dekondaminimit Kulturor

· Qendra e Historisë së Aplikuar