fbpx
Lajmet

Nëse jeni pro idesë së Ballkanit të hapur, ndaloni frikësimin e shqiptarëve në Serbi

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Serbi (YIHR Serbia) dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR Kosovë) dënojnë aktin e frikësimit të BIA-s kundrejt gazetarit kosovar Adriatik Kelmendi, si dhe mesazhet e urrejtjes dërguar një familjeje shqiptare nga Bori. dërguar në dhjetor të këtij viti. Frikësimi i shqiptarëve shkon kundër nismave të bashkëpunimit rajonal si Ballkani i hapur dhe mund të shkaktojë një bojkot tjetër nga komuniteti shqiptar gjatë regjistrimit të popullsisë në Serbi në vitin 2022. Në përputhje me këtë, kërkojmë që kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq dhe përfaqësuesi i BE-së, Miroslav Lajçak, të dënojnë qartë këto sulme, si dhe nga Prokuroria dhe policia që urgjentisht dhe në mënyrë efikase të hetojnë këto raste dhe t’i japin fund praktikës së mosndëshkimit.

Më shumë

Deklaratë e përbashkët e pjesëtarëve të shoqërisë civile të Kosovës dhe Serbisë

Duke qenë dëshmitar se marrëdhëniet Kosovë-Serbi nuk po përmirësohen përkundër procesit të vazhdueshëm të dialogut, shprehim shqetësimin tonë të thellë për përkeqësimin e situatës në terren dhe ndikimit në jetën e përditshme të qytetarëve. Ekziston nevoja për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut të grupeve jo-shumicë në Serbi dhe Kosovë.

Më shumë

Komunikatë e përbashkët e organizatave të shoqërisë civile në Serbi: Mbështetje solidare kundër sulmit ndaj “Grave në të Zeza”

Shprehim solidaritetin tonë me “Gratë në të Zeza” dhe ftojmë të gjithë ata që dëshirojnë dhe munden të bashkohen me ne në pastrimin e përbashkët të grafiteve të urrejtjes, të mërkurën, më 27 tetor në orën 13, në ambientet e organizatës “Gratë në të Zeza” (Jug Bogdanova 18) në Beograd.

Më shumë

Qytetarët duhet të dinë përmbajtjen e marrëveshjes për hapjen e arkivave sekrete mes Serbisë dhe Kosovës

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Serbi (YIHR Serbia) dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR Kosovë) kërkojnë nga ekipet negociuese të Beogradit dhe Prishtinës që të publikojnë një dokument në gjuhën serbe dhe shqipe mbi shkëmbimin dhe / ose hapjen e arkivave sekrete sa më shpejt që të jetë e mundur. Dhe mbi të gjitha, familjet e të zhdukurve duhet të informohen për hapat e mëtejshëm në kërkimin e personave të zhdukur.

Më shumë