Me rastin e 25-vjetorit nga gjenocidi në Srebrenicë, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Vojvodinës dhe Forumi ZFD-Serbia, nisën një fushatë të përhershme “Mos iu përsërittë askujt”. Qëllimi është që të tërheqim vëmendjen e publikut të gjerë dhe të ndërtojmë një përkujtues të përhershëm të krimit më të madh në tokën evropiane pas Luftës së Dytë Botërore. Që mos t’i përsëritet askujt, dhe që Srebrenica të bëhet një simbol universal i anti-luftës.

Tri organizata, në kuadër të fushatës, ndanë me qytetarët në rrjetet sociale një video të shkurtër “Mos iu përsërittë askujt”. Horkestar e ka përpunuar dhe kënduar këngën “Mos iu përsërittë askujt”, një apel anti-luftë të Kemal Montenos. Në krye të ekipit tonë kreativ janë autorja e fushatave të angazhimit shoqëror Nadezhda Millenkoviq dhe regjisori Nikolla Ljuca.

Në vitet në vijim, fushata jonë nuk do të pushojë. Në muajt në vijim do të shpallim një konkurs për punimet e shkurtra video me temën e Srebrenicës, me theks mbi autorët të rinj. Punimet më të mira do të shpërblehen. Në momentin kur bota të kthehet në gjendje normale, ne do të organizojmë dhe një festival të filmit dokumentar, si një pjesë tjetër të përkujtuesit të cilin do ta ndërtojmë vazhdimisht dhe pa hequr dorë.

Fushata u mbështet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë. Gjermania mbështet përpjekjet në rajonin e Ballkanit Perëndimor për vendosjen e një kulture pjesëmarrëse të kujtesës, bashkëpunimit rajonal dhe pajtimit.