Fundjavën e kaluar Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Serbi dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kroaci shënuan përvjetorin e krimit ndaj popullsisë civile gjatë operacionit Stuhi në Gusht të vitit 1995.

Rreth tridhjetë të rinjsh nga Serbia dhe Kroacia morën pjesë në turën memoriale gjatë së cilës u ndëruan civilët e vrarë gjatë dhe pas operacionit ushtarak Stuhi. Aktivistët patën mundësi, së bashku me Nismën, shoqatat e viktimave dhe Këshillin Kombëtar Serb, të vizitojnë vendet e vuajtjes në afërsi të Kninit – Ervenik, Varivode dhe Goshiq si dhe të mësojnë faktet e vërtetuara në gjykatë për krimet e luftës të kryera gjatë muajit Gusht të vitit 1995.

Qëllimi i vizitës së përbashkët dhe shënimit me të rinjtë nga Serbia dhe Kroacia është shprehja e respektit ndaj të gjitha viktimave të krimeve të cilat kanë ndodhur para 24 viteve, tha koordinatori i programit të Nismës Marko Milosavljeviq.

“Vizitën e filluam nga Ovçara, sepse, nëse duam të flasim për krimet e Stuhisë, atëherë duhet të flasim edhe për atë çka ndodhi para Stuhisë, çka ndodhej nga viti 1991 deri në Gusht të vitit 1995, çka ka çuar deri në një sërë krimesh dhe zgjodhëm në vend të parë të flasim për një vrasje

më masive deri atëherë. Gjithçka që ka ndodhur para Stuhisë kurrsesi nuk i justifikon krimet e luftës të kryera gjatë aksionit”, tha Milosavljeviq.

Me turën memoriale Nisma synon të zhvendosë fokusin nga autori i krimit tek viktimat, kryesisht sepse vëmendjen më të madhe e marrin kriminelët e dënuar të luftës sesa historitë e viktimave.

Në këtë mënyrë duam t’i edukojmë njerëzit e rinj, që edhe ata të shohin vendet ku kanë ndodhur ato krime, të bisedojnë me anëtarët e shoqatave të familjeve të viktimave dhe të mësojnë sa më shumë në vendet ku gjithçka ka ndodhur”, tha Milosavljeviq. Grupi i aktivistëve të Nismës përfundoi turën duke vizituar Kompleksin memorial “Jasenovac”, përkatësisht kompleksin e kampit ustash “Ciglana” gjatë kohës së SHPK në Luftën e Dytë Botërore.