Me rastin e vizitës së Përfaqësuesit Special të BE-së Miroslav Lajçak dhe takimit me përfaqësuesit kosovarë në Washington DC të shtunën, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut i bën thirrje Presidentit Vuçiq dhe përfaqësuesve të tjerë të qeverisë në Beograd që t’i qasen kësaj faze të negociatave në një mënyrë të ndryshme nga ato që kanë paraprirë deri tash.

Bisedimet nuk mund të kenë sukses nëse ato drejtohen kundër dikujt.

Gjatë viteve të kaluara, negociatat me Kosovën janë paraqitur gjithmonë si një betejë që duhet të fitohet. Kjo është reflektuar në çdo fjalim të politikanëve serbë, të udhëhequr nga Presidenti Vuçiq. Një qasje e tillë nuk është e mirë për të pasur sukses negociatat dhe mund të shërbejë vetëm për të përfituar në anën e politikës së brendshme. Fundi i fushatave zgjedhore dhe një shumicë absolute e dy të tretave të përfaqësimit të SNS në Parlament duhet të shënojë fillimin e
një faze të re lidhur me politikën e Kosovës, e cila duhet t’i kushtohet arritjes së një marrëveshje për paqen e qëndrueshme në rajon. Nuk ka hapësirë ​​apo justifikime që do t’i shërbenin opinionit nacionalist.

Përgjegjësia dhe detyra e Presidentit Vuçiq nuk qëndron vetëm në nënshkrimin e një marrëveshje detyruese me Kosovën, larg nga syri i publikut, në Washington D.C, Bruksel apo Paris. Është e domosdoshme që shoqëria serbe të kuptojë, pranojë dhe respektojë çdo marrëveshje që do të bëhet – kjo është garancia e vetme për paqen e qëndrueshme. Qytetarët e Serbisë meritojnë të ndalojnë të nënshtrohen ndaj toksicitetit në media dhe të nxisin urrejtje ndaj shqiptarëve të Kosovës, udhëheqësve të tyre dhe vendeve perëndimore të cilat po marrin pjesë në mënyrë konstruktive në dialog.

Në thelb të pajtimit midis njerëzve qëndron besimi, dhe ai thjesht nuk mund të arrihet pa besim nga ana e dy palëve negociuese. Për sa kohë që ne vazhdojmë të mohojmë krimet e kryera në Kosovë dhe të festojmë gjeneralët që mbajnë përgjegjësi si komandantë për ato krime, nuk mund të presim një degë ulliri nga ana tjetër. Po kështu, komuniteti serb në Kosovë nuk mund të besojë në një shtet të suksesshëm multietnik kur viktimat civile serbe janë lënë pas dore dhe harrohen, kur edhe ajo përpjekje një minutëshe e një rëndësie të jashtëzakonshme dhe përkthimi i njoftimeve dhe dokumenteve të rëndësishme në gjuhën serbe – nuk është bërë. Është politika, media dhe elitat e tjera që ndërtojnë atë dinamikë mosbesimi për dekada, si përmes veprave të tyre ashtu edhe me mungesës së veprimit të tyre – por kryesisht përmes një propagande të hapur.

E kaluara nuk mund të ndryshohet, por qasja jonë ndaj të kaluarës formon të ardhmen tonë. Nëse tregojmë turp dhe keqardhje për episodet më të errëta të historisë sonë, do të kemi një shans për një të ardhme ku besimi dhe bashkëpunimi janë të sinqertë, të suksesshëm dhe të qëndrueshëm.

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut mbështet fuqimisht rolin e intensifikuar të BE-së në negociatat Serbi-Kosovë. Roli i lehtësuesit është dëshmuar të jetë joefektiv në vitet e kaluara; BE duhet të jetë motivuese dhe forcë shtytëse për arritjen e një marrëveshjeje të bazuar në vlerat evropiane si paqen, demokracinë dhe të drejtat e njeriut, dhe një koncept të shoqërisë civile, jo në kombe. Ajo që ngjall shpresë është kjo – shenjat që BE përfundimisht do të marrë një rol më të madh në negociata, dhe se nuk do të konsiderojë themelore diçka si udhëheqësit që ulen në të njëjtën tryezë për një sukses.